Kartolina e vjetër e tregut të Kavajës.

Datenschutz
 AL Voices  |  Robert Elsie

1921  |  Stavri STAVRO
English   deutsch   shqip

Letër vëllait në Kavajë

Stavri Stavro (lindur rreth 1886) ishte një shqiptar nga Kavaja i cili jetonte në Paris në kohën e Konferencës së Paqes. Ka lindur dhe është rritur në Kavajë, shkoi në shkollë në Manastir dhe pastaj iku në Francë. Më vonë Stavri Stavro u emërua ambasador shqiptar në Jugosllavi (1925) dhe në Greqi (1926-1928).

Më datën 8 qershor 1921, gjatë qëndrimit të tij në Paris, Stavri Stavro incizoi zërin e vet (2:10 minuta) në bibliotekën e Universitetit Sorbonne, ku lexoi një letër të cilën ia kishte shkruar vëllait në Kavajë, bashkë me një poezi patriotike. I shprehim mirënjohjen z. Rudi Metaj për zbulimin e këtij incizimi si dhe Bibliotekës Kombëtare të Francës (Bibliothèque Nationale de France) në Paris për publikimin e tij.

 

[marrë nga: Gallica, Bibliothèque numérique, Bibliothèque Nationale de France]

TOP