Paska një pelë një vakët. E pela dalka e shkuaka prej shtëpisë, e shkuaka e kullotka. Kullotka e ardhka në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. Prej fushe vjen e vjen në shtëpi. Prej shtëpisë del e shkon në fushë. E kulloten si kulloten, shkon në fushë si shkon në fushë, e u çuaka pela e mbajtka katërmbedhjetë muaj. Katërmbedhjetë muaj, i ardhka vakti me pjell. Pjellka, e u bëka mazi. Si u bëka mazi, kana rrit. Si kana rrit, shkuaka pela e kullotka në fushë. E kullotka e ardhka në shtëpi, e del prej shtëpisë e shkon në fushë. Prej fushe kulloten e vjen në shtëpi. Si vjen në shtëpi e i thotë mazit: “kur të dalë prej derës unë, e ta më çelish derën,” thotë, e del e shkon në fushë. E vjen në fushë. Prej fushe e thotë:
“Pelo, pelo, çilma derën, se të kam pru barë, kashtë, tagjije.”
Pela, mazi e çelën. Hyn brenda. Si hyn brenda, bëhët: ditë kana, natë kana bërë.