
1937 | Gjergj Fishta:
Lahuta e Malcís
Kanga 13. 1-77
| |
Prendoi dielli, n' qiell duel hâna,
N' Veleçik po pingron Zâna:
Ehu! ju malet e Shqypnís,
N' t' cillat strukë shqypja e lirís
|
| |
|
| 05 |
N' t' bardhat kohë qi kan prendue
S' lête anmik, jo, me i u afrue!
E di shpat e di edhe prrue,
E di landë e di edhe gúr,
Shqyptarís kryq e terthuer,
|
| |
|
| 10 |
Se sa gjak atbotë i anmikut
Vojti rrkajë prej t' bardhë çelikut,
Qi flakote n' dorë t' Shqyptarit
Porsi rrfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujtë kurr n' at kohë t' lume,
|
| |
|
| 15 |
(Me lot gjakut sod t' lotueme!)
Veç nji troe t' tokës shqyptare
M' e rmue dora grabitçare?
Ah! jo kurr; t' ish' çue mbarë bota...
Pse ndo 'i Lekë, a 'i Gjergj Kastriota
|
| |
|
| 20 |
Do t' kisht' dalë, at dorë rrembyese
M' e cungue me armë ngadhnyese,
T' cillat n' shekull do t' permenden
Hânë e hyj sa qiellve t' enden.
Por kan ndrrue sot moti e stina
|
| |
|
| 25 |
Per dhé t' ngrît, kû rreh Martina!
Gjinde e mbajtun me lot t' shumit
Qi n' djersë njomë bûcat e umit,
Ja qi n' kullmë rreshket kumuese,
Ja nper dét bjen valës shkumuese,
|
| |
|
| 30 |
Per me mbajtë nji grue te shpija
S' cilles bukë i lypi fmija,
Edhe i lên ndoshta me kjá,
Perse e mjera bukë nuk ká:
Gjinde, s' cilles Zot i âsht ari,
|
| |
|
| 35 |
T' zezen tokë qi i ngratë Shqyptari
Shtrêjt me gjak e pat fitue,
Pa ndo 'i dhimë, kjoshin mallkue!
Sod m' e dá duen copa copa:
E perse? Pse don Europa...
|
| |
|
| 40 |
Uh! Europë, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit besës e Zotit,
Po a ky â shêji i gjytetnís:
Me dá token e Shqypnís
Per me mbajtë klysht e Rusís?
|
| |
|
| 45 |
Po ti a kshtû sod na i perligje
Njata burra qi m' kto brigje
Per tý vehten bâne flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Ti qi i a kalle flaken diellit
|
| |
|
| 50 |
E i shestove rrathët e qiellit
Ti, prej eshtnash t' t' ngratë Shqyptarve,
Qi bânë deken per dhé t' t' parve,
Bân sod t' bîjn fatosa t' rí,
T' cillt nji troe t' ksajë Shqypní
|
| |
|
| 55 |
Mos t' a lâjn Shkjaut n' dorë me i rá
Krejt në gjak nji herë pa e lá!
Lum, oj Zâna e Veleçikut,
Qi m' i a lshon ti namët anmikut,
Qi m' i uron djelmt e Malcís,
|
| |
|
| 60 |
Qi m' i a kján hallin Shqypnís;
Ksaj Shqypní, e cilla motit,
N' zâ kah pushka e besa e Zotit,
Pat kênë çmue prej fisesh t' tâna
Kah bjen dielli e kah mârr hâna! |
| |
|
| 65 |
Por, sado qi poshtë ká rá
Sod me sod, e rrin tue kjá
N' pluhen t' tokës, prej njerzve shá,
Prap, oj Zânë, shkndija e burrnís
Nuk â shkimë n' male t' Shqypnís,
|
| |
|
| 70 |
Qi, manà, edhè n' kto kohë t' reja
Ka 'i herë ndezet flakë si rrfeja.
S' kan mbetë shkret, jo, armët besnike,
Perse Arbnorja grue fisnike,
Bân se bân fatosa t' rí,
|
| |
|
| 75 |
T' cillt trimnisht per ket Shqypní
E per besë e t' bardhen Fé
E bâjn deken si me lé.
|
|